Fill pas propozimit të kryeministrit Rama për ndryshime ligjore lidhur me shpifjen, ka pasur një valë reagimesh në rrjetet sociale, duke e krahasuar qeverisjen e Ramës me periudhën komuniste dhe totalitare.
Shumë persona e konsiderojnë si cënim të lirisë së shprehjes ashpërsimin e masave, duke sjellë edhe një problem se çfarë duhet konsideruar shpifje.
Një nga reagimet më pikante që hasen në rrjet është padyshim ai i Genc Sejkos, i cili tashmë ka edhe avokatin e tij mbrojtës, Altin Goxhajn.
Në një montazh ku shihet kryeministri Rama duke thënë se Majlinda Bregu e ka fituar vendin e punës me meritë, Sejko ironizon me ish-ministren e intergrimit, duke thënë se në rast se do e padisë duhet të kontaktojë me avokatin e tij Goxhaj. Dhe sigurisht që avokati e ka marrë përsipër me qejf detyrën e ngarkuar. Për më shumë ai i ka vënë ish-ministres në dispozicion dhe numrin e kontaktit.
Pak kohë më parë Bregu dhe Sejkp patën një përplasje për një tjetër Meme që u bë virale në rrjet, për shkak të mosreagimit të shoqatave të grave për rastin Xhisiela. Ish-ministrja kërcënoi se do ta padiste Sejkon për këtë shkak, pasi sipas saj i kishte cënuar imazhin.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post