11:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ligji i ri i për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave! Burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi, dënimet me të cilat përballen

12:19 | 07/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji i ri i për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave! Burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi, dënimet me të cilat përballen

Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë që shkelin ligjin e ri të Iranit për hixhabin. I miratuar më 30 nëntor, Ligji i Hixhabit dhe Dëlirësisë shkaktoi bujë në Republikën Islamike, ku edhe disa klerikë të lartë e kritikuan.

Ligji me 74 nene kërkon gjithashtu nga publiku që t’i denoncojë në polici shkelëset e dyshuara dhe i penalizon bizneset dhe taksistët që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë. “Këtë nuk mund ta quash as ligj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nasrin Sotoudeh, një aktiviste e njohur dhe avokate e të drejtave të njeriut që aktivitetin e saj e zhvillon në Iran.

Ligjet kanë për qëllim t’i mbrojnë qytetarët, por legjislacioni i ri “ua merr sigurinë grave në rrugë”, sipas saj. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë gra në Iran refuzonin ta mbanin shaminë e detyrueshme të kokës, që është një shtyllë kryesore e sistemit islamik.

Hixhabi ishte në qendër të protestave të papara që shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2022.Ato u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një grua e re që u arrestua për shkelje të dyshuar të detyrimit për hixhab. Gjatë protestave, shumë gra dhe vajza i hoqën dhe dogjën shamitë e kokës. Autoritetet i shtypën brutalisht protestuesit, duke vrarë qindra dhe duke arrestuar mijëra.

Sotoudeh thotë se shumë iranianë duan që ata që janë përgjegjës për vdekjet, “të dënohen”. Por, në vend të kësaj, “ligjvënësit miratuan një ligj hakmarrës kundër grave dhe burrave”, sipas saj. Ajo paralajmëron se kritikët “do të ndërmarrin hapa” nëse ligji nuk shfuqizohet, duke sugjeruar se mund të ketë edhe protesta. Sotoudeh ishte në burg për vite me radhë, për shkak të aktivizmit të saj dhe adresimit të çështjeve të ndjeshme ligjore, përfshirë rastet e grave të ndaluara për protesta paqësore kundër hixhabit të detyrueshëm.

Ligji “i pazbatueshëm”

Kohëve të fundit, autoritetet i rritën masat për mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimit për hixhabin. Ato i rikthyen patrullat nga e ashtuquajtura polici e moralit, të cilat u pezulluan në vazhdën e protestave të vitit 2022. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) krijoi gjithashtu një njësi të re në Teheran për mbikëqyrjen e veshjes së hixhabit. Anëtarët e saj quhen “Ambasadorë të Mirësisë”.

Në nëntor, Selia Qendrore e Teheranit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit njoftoi për krijimin e një “klinike”, që ofron “trajtim shkencor dhe psikologjik” për gratë që refuzojnë ta ndjekin kodin islamik të veshjes. Psikologët iranianë reaguan, duke paralajmëruar se njerëzit e shëndetshëm mund të etiketohen si të sëmurë.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 1 dhjetor, Sotoudeh dhe Sedigheh Vasmaghi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe dijetare e Islamit, e kritikuan ligjin e ri të hixhabit, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe “mesjetar”. Legjislacioni i ri u bë aq i diskutueshëm saqë presidenti Masoud Pezeshkian tha në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 2 dhjetor se “ai nuk mund të zbatohet lehtë”.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje dënimet e reja për shkelësit e detyrimit për hixhab. Edhe disa klerikë të lartë u shprehën kundër ligjit të ri. “Jo vetëm që pjesë të mëdha të këtij ligji janë të pazbatueshme… por ai e mposht qëllimin e tij dhe do të bëjë që të rinjtë t’i urrejnë mësimet fetare”, shkroi Ayatollah Mostafa Mohaqeq Damad në një letër të hapur drejtuar klerikëve të lartë më 2 dhjetor.

Në një deklaratë të përbashkët më 4 dhjetor, tri shoqata të njohura që përfaqësojnë industrinë e argëtimit, thanë se çdo ligj që “e kthen atdheun në një burg të madh, është i pakuptimtë” dhe u kërkuan autoriteteve që ta shfuqizojnë atë./REL

Pas

Vendosnin baste sportive online, arrestohen 4 të rinj në Tiranë, 3 në Shkodër

Para

Merrnin ryshfet deri në 1500 euro, arrestohen 4 persona lidhur me “skandalin e patentave”, mes tyre edhe një efektiv (EMRAT)

Para
Shënjestronte bizneset/ Arrestohet “skifteri” në Tiranë, autor i 16 grabitjeve

Merrnin ryshfet deri në 1500 euro, arrestohen 4 persona lidhur me “skandalin e patentave”, mes tyre edhe një efektiv (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet penguar Putin”, Anglia do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Gramsh/ Qarkullonte me makinë të vjedhur dhe ishte në kërkim për grabitje, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza kokaine të bëra gati për tu tregtuar

Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave, Shqipëri – Serbi

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Rezonon fuqishëm me kauzat tona dhe me gjendjen e Shqipërisë

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.