16:19 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ligji i ri për zgjedhjet, plas grushti në parlamentin turk (VIDEO)

18:26 | 13/03/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji i ri për zgjedhjet, plas grushti në parlamentin turk (VIDEO)

Parlamenti i Turqisë miratoi sot një ligj të ri të debatueshëm për zgjedhjet. Opozita thotë se ligji i ri mund t’i hapë derën manipulimit zgjedhor dhe të rrezikojë votimet e planifikuara për vitin 2019.

Pasi Nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin e votimit për rregulloren e re zgjedhore, filloi një përleshje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Pati shkëmbime grushtesh dhe të shtyra, ndërsa deputetët ndiqnin njëri-tjetrin nëpër sallat e parlamentit.

Kritikët e qeverisë në Turqi janë të alarmuar për ligjin e ri që i jep Bordit të Lartë Zgjedhor autoritetin të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave të tjera.

Gjithashtu, fletët e votimit do të pranohen pa vulën e komisionit zgjedhor vendor.

Ndër të tjera, ligji i ri parashikon që forcat e sigurisë do të lejohen të futen në qendrat e votimit nëse ftohen nga një votues.

Qeveria turke thotë se kjo masë do të jetë një kundërpeshë ndaj kërcënimeve nga Partia e Punëtorëve Kurdë, PKK, në zonën juglindore të vendit. Ligjvënësit e opozitës janë shprehur se prania e forcave të sigurisë mund të përdoret për ta bërë më pak transparent procesin e numërimit të votave./voa

https://www.youtube.com/watch?v=4wDOohhly6M

Etiketa: Parlamenti turkPLAS GRUSHTI
Pas

E marta një ditë tersi? Shikoni çfarë sjell për çdo shenjë horoskopi

Para

Tepelenë, dy operacione antidrogë, kapet i akuzuari për 1.4 tonë kanabis në Kavajë

Para
Tepelenë, dy operacione antidrogë, kapet i akuzuari për 1.4 tonë kanabis në Kavajë

Tepelenë, dy operacione antidrogë, kapet i akuzuari për 1.4 tonë kanabis në Kavajë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron i përgjigjet Trump: Grenlanda nuk është në shitje, as Antarktida dhe deti

Plagoset rëndë shqiptari në Itali, gjendet në rrugë i qëlluar me dy plumba në kokë

Kremlini: Planet e NATO-s do t’u kushtojnë taksapaguesve evropianë! Jemi gati për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën

Rusia dhe Ukraina nisin shkëmbimin më të madh të robërve të luftës që nga fillimi i luftës

Irani: Shumë shpejt do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z. Enkel Rexhepi

Guvernatori i Kalifornisë padit administratën Trump për përdorimin e Gardës Kombëtare

GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule

Debat në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca kërkon shtyrjen e seancës parlamentare të 12 qershorit

Zgjaten me 6 muaj hetimet ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.