Ligji për gjuhën shqipe që pritet të votohet nga Kuvendi i Maqedonisë pasi presidenti Ivanov nuk e dekretoi pas votimit në Kuvend disa muaj më parë, ka ndezuar debatin mes partive në Kuvendin e Maqedonisë.
Kështu në seancën e ditës së sotme ku në rend të ditës ishte dhe ligji për gjuhën shqipe ka patur tensione mes Nikolla Gruevskit të VRMO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit nga BDI.
Gruevski është ngjitur lart në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit, madje përplasja rrezikoi të degjeneronte në konflikt fizik, por më pas hyri sigurimi i Kuvendit dhe shmangi një përplasje fizike midis Gruevskit dhe Kryeprlamentarit Xhaferi.
(B.H/Faxweb)