Pas miratimit në Parlamentin maqedonas për ligjin për përdorimin e gjuhës shqiptare në institucione, ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama.
Në një status të shkurtër në Facebook, Rama shkruan se kjo është një arritje kombëtare për shqiptarët dhe Maqedoninë.
Statusi i Ramës:
“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë“.
(F.G/Faxweb)