Propozim i ligjit për gjuhën shqipe iu nënshtrua leximit të parë në seancë plenare në Kuvend.
Debati u fokusua kryesisht në procedurën e kalimit të ligjit nga Komisioni për çështje Evropiane në Komisionin për sistem politik dhe në fund në mbledhje plenare. Ka qenë ppozita ajo që fillimisht kërkoi heqjen e ligjit nga rendi i ditës, por pas një ore pushimi, grupi tjetër parlamentar i VMRO-DPMNE-së përsëri kërkoi pushim. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, nuk aprovoi kërkesën e tyre gjë që shkaktoi revoltë tek deputetët e opozitës të cilët tentuan të pengojnë votimin e rendit të ditës.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akuzon shumicën parlamentare se Ligjin për gjuhën shqipe po e sjell për qëllime politike. Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së kërkojnë që ligji të kthehet nga fillimi dhe fillimisht t’i nënshtrohet një debati të gjerë publik.
(S.SH/Shuplaka)