Avokati Altin Goxhaj duke i bërë një analizë të disa neneve të ligjit për mbrojtjen e kafshëve për të cilin po mblidhen firma, ka thënë se hartuesi duhet të ketë problem psikiatrike, ndërsa animalistat (mbrojtësit e kafshëve) i ka cilësuar injorantë.
Goxhaj shkruan se parashikohen vite burg edhe pë rata që vrasin minj.
“Se do ju ikte mendja po te lexonit gjths 5 nenet e vetme qe kane shkruar per te rras ne burg me vite tera njerezit qe vrasin minjte psh! Do skandalizoheni se per cfare ua kane marre firmat robve pa lexu asnje nen te draftligjit me 5 nene qe ka shkrujt Sajmir Tahiri ! Ja psh lexoni keto karagjozlleqe qe do mbushin burgjet me mijera vete !”, shkruan ai, ndërsa ka thënë se me një ligj të tillë mijëra vetë do të mbushin burgjet.
Por përveç kësaj Goxhaj ka analizuar edhe shumë absurditete të ligjit, ndësa thotë se me këtë ligj problem do ta ketë fshati, pasi sipas tij edhe nësë minjtë e arës vriten ligji parashikon burg.
POSTIMI I PLOTË:
Shumë e rëndësishme! Shpërndajeni sa më shumë 😉
Zbulohet se pse animalistat e Sajmir Tahirit e kane mbajt te fshehur ProjektLigjin e Kafsheve per te cilin po mbledhin firma pa e publiku dhe pa e lexu kush!
Se do ju ikte mendja po te lexonit gjths 5 nenet e vetme qe kane shkruar per te rras ne burg me vite tera njerezit qe vrasin minjte psh! Do skandalizoheni se per cfare ua kane marre firmat robve pa lexu asnje nen te draftligjit me 5 nene qe ka shkrujt Sajmir Tahiri ! Ja psh lexoni keto karagjozlleqe qe do mbushin burgjet me mijera vete !
Une kam marre variantin sikur ligji eshte vetem per gjitaret (s’kam hy te shpendet, zvarraniket apo peshqit se pastaj qyfyret s’do kishin te sosur). Dhe e kam kufizu analizen vetem per fshatrat periferike ku dhe shkalla e formimit eshte me e ulet per te theksuar absurdin!
Sipas 5 neneve gjths qe kane publiku sot animalistet ata kerkojne:
– 3 VJET BURG per nje fshatar qe i shtyp dikush macen ose qenin te rruga perballe apo jo (se hajde gjeje ti nese quhet braktisje apo jo) por edhe sikur ta kete braktisur (mendo kur i pjell macja 7 kotele dhe nuk ka ndermend ti mbaje) se s’ka ku ta mbaje ne varferine e tij ne fshat pershembull (se atje dihet qe s’marrin vesh nga keto perkujdesjet animaliste europianiste)? Mendo kur femija i nje fshatari diku ne nje fshat te larget psh ka marre nje mi are per tu kujdesur per te dhe i ati apo gjyshja sa e sheh ia merr miun dhe e hedh nga gardhi dhe menjehere e ha macja 😀 (Neni 1 pika 1 dhe 4)!
– nese te sulmon qeni femijen dhe ti vjen e sheh femijen tend te bere cope nga nje qen i egersuar por ne ate moment qeni nuk po sulmon me ti s’mund ta vrasesh me arme zjarri se ben 3 VJET BURG! Mendo nje fshatar diku larg me shkallen e tij te informacionit qe do beje 3 vjet burg pasi vrau me cifte qenin qe i coptoi kemben femijes se tij dhe do e leje pa kembe per gjithe jeten! (Neni 1 pika 3 dhe 4)
– nese dikush e helmon me ushqim te rreme qenin qe eshte bere tmerr per fshatin ai do beje 4 VJET BURG! E njejta gje per minjte e ares (Neni 1 pika 6)
– Nese dikush publikon nje foto apo video ku ndeshen 2 luane per territor (psh marre nga Geo)denohetme 1 VIT BURG! Kshu e ka formulu nenin perkates Sajmir Tahiri! Por marrim psh sikur ta rregullojne formulimin dhe behet fjale vetem per ndeshje te organizuara nga njerezit: 1 VIT BURG per nje video qe ti hedh ne facebook ku ndeshen qente qe dikush e vjedh online nga nje faqe ne Afrike apo Amerike Latine! (Neni 2 pika 2)
– Nese ti ve bast online ne nje gare te paligjshme (dmth ata qe e bejne s’paguajne taksa) me kuaj ose qen denohesh me 3-6 (MUAJ APO VIT Sajmiri ka harru ta shkruaj)! (Neni 2 pika 4.b)
– 4 VJET BURG nese ne nje ndeshje ngordh qeni ne nje gare vrapimi te paligjshme me qen (dmth qe nuk e deklaron te tatimet)!
– Nese ti ben nje eksperiment me minj pa autorizimin perkates do besh 4 VJET BURG per minjte perkates! (Neni 3)
– Nese ti ke vesh apo shet nje pelice ariu ha 3 VJET BURG! Nëse eshte pelice apo kepuce me lekure deleje apo derri 2 VJET BURG! Po mbajte bri dashi ne shtepi apo i shet ben 2 VJET BURG! Mos u habisni tju them se nese keni vesh triko lesh deleje perseri 2 VJET BURG (ky eshte interpretimi ligjor i nenit perkates) 😀 (Neni 4)
I vetmi nen per te cilin jemi dakort te gjithe eshte qe Erion Veliaj te beje 2 VJET BURGsepse eshte titullari me i larte I Kopshtit Zoologjik Tirane :D(Neni 5)
Gjths nje pyetje per animalistet europianiste:
A e dine keta animalistet qe duan Ligjin e shkruar nga Sajmir Tahiri se cfare do te thote 24 ore burg, 1 jave apo 1 muaj? Po nje vit? PO 4 VJET BURG?
Sinqerisht ose hartuesi ka probleme psikiatrike dhe animalistet jane injorante (ka pak gjasa kjo e fundit se jane me nga 3-4 universitete disa prej tyre) ose animalistet dhe FRESSHistat po perdoren me deshire nga pushteti per instalimin e diktatures! Ky eshte humanizmi i animalisteve ! Ku vajti dashuria per qenien njerezore dhe faljen kristiane (meqe po na vetprezantohen si europianiste)?
P.s. Animalistet kane harru te bejne ndonje nen per denimin e te zoteve te kafsheve qe shqetesojne, demtojne jetesen ne komunitet apo shqyejne njerezit! (B.H/Shuplaka)