23:52 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ligji për median on line/ Gazetarët në Itali apel BE: Ndërhyni, në Shqipëri po cënohet liria!

18:53 | 12/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji për median on line/ Gazetarët në Itali apel BE: Ndërhyni, në Shqipëri po cënohet liria!

Projekligji për mediat online që po diskutohet në vendin tonë dhe pritet të kalojë në Kuvend javën që vjen po kundërshtohet fuqishëm jo vetëm nga organizatat e gazetarëve në vend, por edhe në Itali.

Në një deklaratë publike, Federata Kombëtare e Shtypit në Itali (Federazione Nazionale della Stampa italiana) e cilësojnë këtë projektligj si goditjen finale ndaj lirisë së shtypit.

Sipas FNSI, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare përballë këtij akti jodemokratik është shurdhues.

“Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje. Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë e Raffaele Lorusso, sekretari i përgjithshëm i FNSI dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve:

“Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë janë duke përgatitur goditjen përfundimtare ndaj lirisë së shtypit nën heshtjen shurdhuese të bashkësisë ndërkombëtare. Javën e ardhshme do të fillojë procesi parlamentar i propozimit të ligjit, i mbështetur fuqimisht nga qeveria, e cila nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet.

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) i bashkohet denoncimit të kolegëve të saj shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qendrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet liri-vrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave kundër gazetarëve dhe operatorëve të mediave.

Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje. Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane. Nëse është e vërtetë që Shqipëria është një kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme që negociatat të zhvillohen vetëm për çështje ekonomiko-financiare dhe të mos përfshijnë dhe garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, duke filluar me lirinë e shprehjes dhe të shtypit”.

FAKSIMILE E DEKLARATËS së FNSI – Federazione Nazionale Della Stampa Italiana

Pas

Shqiptarit i “fluturojnë” paratë nga çanta, policët e aeroportit habiten me shumën

Para

“Më vjen t’ja fus pirunin në sy”, plas sherri mes moderatoreve: Ma ke sjellë në majë të hundës (Video)

Para
“Më vjen t’ja fus pirunin në sy”, plas sherri mes moderatoreve: Ma ke sjellë në majë të hundës (Video)

"Më vjen t’ja fus pirunin në sy”, plas sherri mes moderatoreve: Ma ke sjellë në majë të hundës (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.