08:02 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ligji për Teatrin, Gjata: Duhet të quhet i pavlefshëm. Maxhoranca ka frikë, mund të ndiqen penalisht

18:25 | 09/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ligji për Teatrin, Gjata: Duhet të quhet i pavlefshëm. Maxhoranca ka frikë, mund të ndiqen penalisht

Juristi Çlirim Gjata i ftuar në Fax News u shpreh se votimi i ligjit për Teatrin duhet të quhet i pavlefshëm.

Por sipas tij nuk është ky problemi kryesor, por tek ligji në vetvete si ligj, pasi emëron një kompani pa prokurë dhe pa konkurim si fituese të një tenderi.

“Sekretariati e ka quajtur votimin e parlamentit për Teatrin të vlefshëm?! Çfarë është sekretariati i Kuvendit të Shqipërisë sistemi VAR i kampionatit Botëror që i kthen gjërat edhe njëherë për shkak të drejtësisë?! Ai është një veprim administrative-hipokrit do ta quaja unë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Asgje nuk është i vlefshëm përderisa kohë nuk ka Gjykatë Kushteuese. Fakti që ke pranuar që opozita ka bërë shkelje nuk e bën votimin të vlefshëm.

Kemi një maxhorancë e cila po bën veprime absurde dhe ka humbur ekujlibrin. Ka humbur arsyetimin, qetësine dhe po bën budallallëqe në kuptimin e mirfilltë të fjalës. Duhet që votimi të quhej i parregullt dhe të rivotohej. Por edhe nëse quhet i pavlefshëm, ai e ka ndarë mendjen që ta shembi Teatrin.

Këtu çështja është tek ligji në vetvete si ligj. Ku ka bërë vaki që parlamenti me ligj të emëroj kompania filan merr këtë tender, pa konkurim pa asgjë. Këtë nuk po guxon që ta bëjë as institucionet e prokurimit publik, as bashkia, as ministria as qeveria, pa konkurim pa tender nuk mund të bëjnë asgjë. Po me ligj parlamenti është rasti i parë në histori.

Maxhoranca ka frikë është shumë e inkriminuar. Këshilli Bashkiak nuk i ka votat, ministrija ka frikë nuk ja mban ta bëjë vetë edhe kryeministri ka frikë sepse ndiqen penalisht nesër, ekstremisht për ndjekje penale, shkojnë në burg.

Për të mirën e këtij vendi, edhe qeveria mund ta bëjë me VKM. Por e çojnë që ta bëjnë me ligj në mënyrën më antikushtetuese të mundur. Në këtë mënyrë ky ligj i hap rrugë mundësisë që të bëjnë ligje për të hequr gjithshka me ligje personale.

Jo më kot ju thash që këto duhet ti kishin bërë institucione të tjera. Maxhoranca ka frikë ta bëjë veç sepse ndiqen penalisht. Dhe për tu justifikuar e bëjnë që ta bëjë paralamenti. Të gjithë ja lënë në derë shoku-shokut sepse fshihen dhe vjedhin pas votave të parlamentit. Ky ligj shkel autonominë e pushtetit vendor si dhe autoritetin e konkurencës.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: clirim gjatajurist
Pas

1.3 ton kanabis në Kavajë, Prokuroria përfundon hetimet për të pandehurit

Para

Lorik Cana kërcen me flamurin shqiptar në Francë, dedikimi i tij emocionon fansat (Video)

Para
Lorik Cana kërcen me flamurin shqiptar në Francë, dedikimi i tij emocionon fansat (Video)

Lorik Cana kërcen me flamurin shqiptar në Francë, dedikimi i tij emocionon fansat (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.