Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Natë me Xhaxhiun” foli për çështjen e Teatrit.
E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu se pse braktisën artistët javën e kaluar duke u zhvendosur në Vlorë, Kryemadhi u shpreh se atë ditë në parlament nuk do të kishte diskutim për ligjin.
Pse duhet ti braktisni artistët në atë seancë dhe zgjodhët të zhvendoseshit në Vlorë?
“Në parlament nuk ka diskutim; ishte ose po ose jo. Nga ana tjetër kërkonin opozitën për të legjitimuar raportin e Arta Markut në parlament.
Atë ditë në parlament ligji nuk ka pasur asnjë rol. Ne jemi shumë të qartë. Unë do të jem në rresht të parë për të mbrojtur Teatrin. Sepse mendoj se secili nga ne duhet të reagojë si një qytetar.
Edi Ramës i duken Teatër orgjitë e veta që organizon. Teatri ka dhe dhimbjen dhe të bukurën, ka dhe mizorinë. Ai po tenton që të shkatërrojë kulturën dhe memorjen e historisë shqiptare.”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post