Dy bashkëuatorët në vrasjen e studentes 20-vjeçare greke Eleni Topaudhi, 19-vjeçari shqiptar Aleksandër Luka dhe 21-vjeçari grek Manolis Kokouras janë vendosur në të njëjtën qeli të burgut të Grevenas.
Ky vendim është marrë nga autoritetet greke pas dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit, i cili pretendonte gjithashtu se edhe e kishin përdhunuar.
Të dy të rinjtë ndodhen të izoluar nën masa të rrepta sigurie dhe sipas asaj që kanë thënë gardianët, duket se dy miqtë nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin, madje kanë marrëdhënie të mira.
Rikujtojmë se gjatë dëshmive të dy të rinjve ato fajësonin njërit-tjetrin, ku greku deklaronte se shqiptari kishte kryer gjithçka.
Kjo lëvizje mendohet si një taktikë e hetuesve për të parë nëse mund të dalin të tjera fakte që të hidhet edhe më shumë dritë mbi vrasjen e 20 vjeçares.
Dy fakte mbeten ende të pazgjidhura nga hetuesit, kush e goditi vajzën dhe kush ishte ai që mori vendimin për ta hedhur në det trupin e saj.