Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish-perfektin e Fierit Bujar Hasaj.
Ai u la i lirë në këmbim të garancisë pasurore prej 13 milionë lekësh, ndërsa iu bllokua pasaporta, në mënyrë që t’i ndalohet dalja jashtë vendit.
Hasaj ra në prangat e Policisë nën akuzën e mashtrimit, pasi dy persona e kanë denoncuar se u ka marrë 400 mijë euro.
Avokatët e tij u shprehën se akuza nuk qëndron, dhe se Hasaj ishte i pafajshëm.
Hasaj e ka shtrirë aktivitetin e tij të biznesit në fushën e ndërtimit.
Akuzat:
Hasaj akuzohet se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar 2 persona, një shtetas shqiptaro-kanadez dhe një shqiptar nga Laçi duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Ish-Prefekti Hasa sipas policisë i ka shitur një kanadezi me inicialet B.H. një dyqan në Tiranë, por me dokumente false, ndërkohë që i mori 260 mijë dollarë.
Sipas burimeve të prokurorisë shtetasit shqiptaro-kanadez, Hasa i ka shitur dhe tre apartamente të tjerë, ku njërin prej tyre ja ka marrë me dokumente false dhe më pas e ka vendosur kolateral në një bankë të nivelit të dytë, në të cilën kishte marrë kredi. Po ashtu edhe shqiptarit me inicialet D.M.,i shiti një apartamentet me dokumente false duke e mashtruar, pasi të njëjtin apartament e kishte shitur dhe njëherë tjetër.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post