00:42 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lihet në burg punonjësi i policisë, si e ndihmonte me informacione hajdutin e automjeteve luksoze

14:29 | 14/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të fusë drogë në ambjentet e burgut, arrestohet polici (EMRI)

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “srrest me burg” për një punonjës policie, pasi ai rezulton se ka ndihmuar me informacione një person që ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se Ingrid H., i cili ishte inspekto policie në Tiranë, ka ndihmuar me informacione Fation Lilën, të dyshuarin për vjedhjen e tre automjeteve në një kompleks magazinash në Kavajë.

Sipas Prokurorisë së Kavajës, punonjësi i policisë dhe Lila bashkëpunonin me njëri-tjetrin, që para se ky i fundit të rezultonte i dyshuar për vjedhjen në fjalë e derisa u shpall në kërkim. Mirëpo pas arrestimit të Lilës, hetuesit zbuluan se një prej bardhëebluve e ndihmonte të dyshuarin me informacione.

Pas hetimeve, punonjësi i policisë është arrestuar dhe pritet të dialë para gjykatës për të marrë dënimin.

Detajet e Prokurorisë

Me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Engrit H., inspektor policie në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të veprimeve proceduriale të kryera nga Prokuroria e Kavajës, në vijim të informacionit të dërguar nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA), ka rezultuar se:

Prokuroria e Kavajës ka pasur person nën hetim shtetasin Fation Lila, i dyshuar për vjedhje në bashkëpunim, me pasoja të rënda. Ai dyshohej se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur tre automjete në një kompleks magazinash në Kavajë.

Ndaj tij, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim i cili për disa kohë nuk u bë e mundur të ekzekutohej, pasi ai fshihej.

Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai komunikonte shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte shtetasi Engrit H. Ky i fundit e informonte të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij nuk kishte dalë akoma masa e sigurimit.

Në komunikimet telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i Policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fation Lilës ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e automjeteve.

Gjithashtu, punonjësi i policisë e informoi që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pas disa javësh, Policia e Kavajës arrestoi Fation Lilën dhe ndaj tij tashmë ka nisur procesi gjyqësor pranë Gjykatës së Kavajaës. Ndërkohë, Prokuroria vijoi hetimet për personin që e informonte Lilës gjatë kohës që ai ishte në arrati. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se ai ishte shtetasi Engrit H., I cili ishte punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në këto kushte, Prokuroria e Kavajës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Engrit H, e cila u pranua nga gjykata dhe u zbatua nga ana e SHÇBA-së. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: arrestburgKavajepolicprokuroria
Pas

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, një person humb jetën, një tjetër mbetet i plagosur

Para

Ndryshohet rregullorja e Kuvendit për hir të PD-së, Rama tregohet dorëlëshuar

Para
Ndryshohet rregullorja e Kuvendit për hir të PD-së, Rama tregohet dorëlëshuar

Ndryshohet rregullorja e Kuvendit për hir të PD-së, Rama tregohet dorëlëshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.