12:56 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lila: Nuk ka përçarje në Kombëtare, videoja problem në Greqi

23:17 | 28/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Lila: Nuk ka përçarje në Kombëtare, videoja problem në Greqi

Lojtari Andi Lila pranon se situata e tij te klubi grek PAS Janina është komplikuar pas videos së postuar në rrjetet sociale ku shfaqej ai duke bërë humor me priftërinjtë grekë.

Mesfushori i përfaqësueses  shqiptare, i cili ndoqi nga stoli ndeshjen e sotme, tregoi  se nesër do të takohej me klubin rreth kësaj çështje, ndërsa këmbëngul se pavarësisht polemikave të fundit, brenda grupit të Kombëtares nuk ka përçarje.

“Faktikisht vijmë pas dy humbjesh rradhazi dhe normalisht nuk jemi të lumtur. Por duke parë ndeshjet që kemi luajtur, jemi ekip me personalitet. Pjesa e dytë sot e tregoi që e meritonim jo të barazonim, por të fitonim. Ishte ndeshje pozitive për mendimin tim, të vazhdojmë me këtë ritëm që të bëjmë lojëra të mira që të bëjmë rezultat”,-tha Lila për sfidën ndaj Bosnjës.

“Gjendja e skuadrës për mendimin tim është shumë e mirë, në dhomat e zhveshjeve ka harmoni të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë lloj problemi. Jo të gjitha gjërat po shkojnë si në Francë. Ne jemi grup që duhet të jemi bashkë: futbollistë, gazetarë, tifozë, që të arrijmë nivelet që ishim në Europian se ishim bashkë. Dëgjohen gjëra të ndryshme për përçarje, por përçarje nuk ka fare. Jemi të gjithë shokë dhe me çunat nuk ka problem. Mos presim të gjithë si ndeshjet në Europian se ai ka strategji tjetër, por arritëm ato nivele se ishim të bashkuar. Shpresoj që të jemi të bashkuar të gjithë komponentët dhe të ecim përpara”, -tregoi Lila për atmosferën në ekip pas debateve të fundit në Kombëtare.

“Është bërë problem. Nesër kemi takim me skuadrën dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por për momentin nuk kam shumë informacion”, rrëfeu Lila për çështjen e videos te PAS Janina ku ai luan.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: andi lilapas janina
Pas

Videoja denigruese e futbollistëve të Kombëtares me imamin, reagon Komuniteti Mysliman: Cënon harmoninë fetare!

Para

“Ministri dhe deputeti socialist nën shoqërinë e dy trafikantëve të drogës, publikohen FOTOT”

Para
“Ministri dhe deputeti socialist nën shoqërinë e dy trafikantëve të drogës, publikohen FOTOT”

“Ministri dhe deputeti socialist nën shoqërinë e dy trafikantëve të drogës, publikohen FOTOT”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Durrësit, kontrolle në terren për matjen e ndotjes akustike

U kapën duke transportuar mbi 21 kg tritol dhe do të bënin atentat, Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 30 vite burg për tre të arrestuarit (EMRAT)

Manastirliu: Programe studimi universitare të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës

Diplomati nga Kongo kapet me 19 milionë euro kokainë në makinë

1200 të vrarë në Siri! Dhuna sektare ndalet nga bombardimet izraelite, qeveria siriane largon beduinët

Gaza, një vajzë 4-vjeçare vdiq nga uria pasi Izraeli kufizoi ndihmën

Fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor mbajtën demonstratë duke kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite

Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri Veri-Perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra zjarri, 7 ende aktive

Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet” sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.