12:42 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lila pa skuadër? Pas Janina gati t’i prish kontratën

11:07 | 26/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
VIDEO JO E ZAKONTË/ Futbollistët e Kombëtares ‘tallen’ me besimin e krishterë në prani të imamit

Klubi i futbollit PAS Janina do të kërkojë të prishë kontratën me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Andi Lila. Të paktën këto janë lajmet e fundit nga kampionati helen pas videos së publikuar dy ditë më parë kur lojtari bënte humor dhe batuta duke ironizuar priftërinjtë. Një video e nisur me humor, por që po prodhon një skandal të vërtetë. Protagonistë, Andi Lila, Armando Sadiku dhe imami Ahmed Kalaja.

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët pritet të zbresin në fushë kundër Italisë, nisin një bashkëbisedim miqësor dhe satirik mes tyre, por të dokumentuar edhe me pamje, ku mbrojtësi kavajas nis të tregojë disa nga historitë që i kishin ndodhur me priftërinjtë në Greqi.

Shumë portale, por edhe të përditshme në shtetin fqinj, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë të besimit fetar që ata ushqejnë, nuk ngurruan që të mos e publikonin lajmin e quajtur bombastik, por duke e marrë me ilaritet si në rastin e incizimit të videos nga Lila, Sadiku e Kalaja, por me doza krejt të kundërta.

KLUBI

Ende jo zyrtarisht, skuadra e Janinës nuk ka mbajtur një qëndrim për atë që ka ndodhur me futbollistin kuqezi, por mediat greke bëjnë me dije se kanë kontaktuar me drejtuesit dhe këta të fundit janë shprehur se do të mësojnë me detaje gjithçka ka ndodhur në videon e publikuar.

Klubi do të përkthejë të gjithë atë që Lila ka thënë në bisedë me imamin Ahmed Kalaja dhe më pas do të marrë vendimin. Megjithatë, duket se aventura e Lilës në kampionatin grek ka përfunduar dhe klubi do të kërkojë të zgjidhë përfundimisht kontratën me lojtarin shqiptar.

Etiketa: andi lilapas janinaskuadra grekevideo
Pas

U grabitën 3.2 milionë dollarë në Qafë-Kashar, prokuroria dërgon në gjyq 6 policët privatë, akuzohen për shpërdorim detyre

Para

Përfaqësuesi i Kryeministrisë flet greqisht në Finiq: Të gjithë ndihemi nga pak grek

Para
Përfaqësuesi i Kryeministrisë flet greqisht në Finiq: Të gjithë ndihemi nga pak grek

Përfaqësuesi i Kryeministrisë flet greqisht në Finiq: Të gjithë ndihemi nga pak grek

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.