21:27 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Liliana Hoxha godet nipin e burrit: Na turpëroi, po të ishte djali im do ta kisha dënuar publikisht

15:01 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Liliana Hoxha godet nipin e burrit: Na turpëroi, po të ishte djali im do ta kisha dënuar publikisht

Vazhdon të godasë me deklaratat e saj gruaja e djalit të Enver Hoxhës, Liliana Hoxha.

Së fundi në një intervistë ajoështë shprehur për arrestimin e djalit të kunatit Ermal Hoxha, i cili u arrestua si pjesë e një grupi trafiku të kokainës.

“U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht” , thotë ajo.

Lidhur me dokumentet e deklasifikuara së fundmi të CIA-s, që flasin për një vdekje natyrale të Enver Hoxhës, zonja Hoxha hedh poshtë këtë pretendim.

“Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të luftojë armiqtë që nuk i mundi dot gjatë komunizmit. Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të manipulojë median nga brenda e nga jashtë, për të mbrojtur në mënyrë alibike figurën e saj të cenuar nga akuzat që i bëhen. Në shkurt ajo bën 97 vjeç, ndërkaq që ka rinisur fushatën e radhës, edhe pse vendi është i përmbytur. Më rëndon shumë që po reagoj sot, kur nuk i jam përgjigjur asnjë sulmi të saj pas botimit të librave të mi. Por gjoja prononcimi i CIA-s për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, çështje për të cilën kemi qenë të kërcënuar që në 1990 për të mos e kundërshtuar, vajtje-ardhjet e Ilirit në Serbi, në kohën që djalin e ka në burg për aktivitet droge, pra edhe pse dihet nga i madh e i vogël që si qytetare është e mbytur moralisht deri në grykë, megjithatë ushtron nëpërmjet medias po atë dhunë arrogance e terrori psikologjik ndaj shqiptarëve si gjatë komunizmit e deri sot”, shprehet ajo ndër të tjera në një intervistë për ‘’Panorama”.

Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB-së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: Ermal Hoxhaliliana hoxha
Pas

Lyen veten me benzinë dhe tenton të vetëdigjet përpara Gjykatës së Vlorës

Para

Dorëheqja e 7 mjekëve të QSUT-së, Bardh Spahia: Tronditëse, Rama dha koncesione prej 400 milion eurosh, nuk ka pajisje

Para
Zbardhen emrat e mjekëve që duan të dorëhiqen: Kështu nuk shtyhet më!

Dorëheqja e 7 mjekëve të QSUT-së, Bardh Spahia: Tronditëse, Rama dha koncesione prej 400 milion eurosh, nuk ka pajisje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.