19:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Limonat e shtrydhur të politikës”, vazhdon protesta në UBT: Policia po frikëson studentët

09:26 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Limonat e shtrydhur të politikës”, vazhdon protesta në UBT: Policia po frikëson studentët

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës po zhvillohet sërish sot një protestë nga pedagogë dhe studentë të këtij universiteti. Ata po protestojnë, dhe kanë bojkotuar mësimin sepse brenda UBT  po prishet vreshta ku studentët bëjnë praktikën dhe është planifikuar të ndërtohet një shkollë. (Lexo këtu)

Për Fax news ka folur dhe Profesori i Hortikulturës në UBT. Ai është shprehur se ata nuk janë njoftuar për këtë zhvillim, dhe thotë që në këtë truall që Bashkia po përpiqet të ndërtojë shkollën është dhe ka qene një vreshtë, shumë e rëndësishme për praktikat mësimore.

“Bashkia e Tiranës nuk ka njoftuar askënd. Unë kam qenë student ktu në Ubt, dhe ka qenë një vreshtë, po zhvillohet një politikë otomano-komuniste. As unë as studentët  nuk jemi kundër pronës private se dhe mua më kanë uzurpuar dhe i kërkoj shtetit  të më kthejë. Të mos preket kampusi Universitar. Nuk jemi kundët ndërtimit të shkollës po ta ndërtojnë pak më tutje”, është shprehur profesori.

Më tej ai thotë që studentët po ndihen të frikësuar nga Policia dhe se janë “Horrat” që po qeverisin këtë shtet që po dalin kundra ligjit. Pedagogu i bën thirrje të gjithë kolegëve dhe studentëve të dalin të mbrojnë këtë hapësirë, pikë së pari si një aset kombëtar.

“Horrat që kanë qeverisur se kuptojnë që nuk mund të punojmë pa vreshta.Turp të kenë të gjithë ata që nuk vijnë të protestojnë, turp të kenë studentët që u preket baza didaktike dhe nuk dalin të protestojnë, turp për pedagogët që përfshihen në afera korruptive.

Po terrorizohen studentët nga Policët. Pronarët duhet të  kuptojnë që shkon në kundërshtim me interesin publik. Limonat e shtrydhur të politikës ta mësojnë që ka qenë vreshtë didaktikë kjo tokë. Ka qenë një laborator natyror, nuk ka qenë fidanishte. Kolegët duhet të vijnë të protestojnë për një aset kombëtar, për një interes të përgjithshëm”, është shprehur më tej pedagogu.

Një tjëtër pedagog që ka folur për protestën ka qenë dhe profesor Vuksani. Ai është shprehur se ky ndërtim i shkollës në hapësirën ku ndodhet vreshti është në kundërshtim me Master Planin dhe se nuk duhet të ndiqet si praktikë kompensimi i pronarëve të hapësira që janë shkolla apo Universitete.

“Ndërtimi i këtyre godinave e prish funksjonalitetit e Universitetet Bujqësor, se duhet të jetë pjesë didaktike dhe vreshta ku studentët duhet të bëjnë praktikën. I ndan departamentet e Universitetit, është futur si një ishull mes korpusit.

Është miratur nga Këshilla e Ministrave Master Plani i Universitet ky truall është planifikuar të jetë vreshtë, nuk kompensohen pronat të hapsirat Universitare, nuk ka të drejtë policia të frikësojë studentët”, u shpreh më tej Vuksani.

Një student është shprehur se janë penduar qe nuk kanë vazhduar protestën e nisur në fundin e 2018-tës.

“Jemi kundër ndërtimit të shkollës se bie në kundërshtim me ligjin. Ka më tepër policë se studentë. Ka qenë pronë e Universitetit dhe pa të drejtë i ka kaluar Bashkisë. Jemi penduar që kemi ndërprerë protestat, se nuk na është plotësuar asnjë kërkesë. Kemi dëshirë të nisim një protestë tjetër shumë e madhe”, është shprehur studenti.

 

Etiketa: ndertimi i shkolles ne vreshtin e UbtProtesta e studenteveUBT
Pas

Konfirmohet në detyrë Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda

Para

Fotot e Faxweb/ Analisti bën deklaratën e fortë: Blushi mund të jetë kandidaturë për kryeministër tranzitor

Para
FOTO/ Rama pret ‘mysafir’, Samir Mane dhe Ben Blushi vizitë në Kryeministri

Fotot e Faxweb/ Analisti bën deklaratën e fortë: Blushi mund të jetë kandidaturë për kryeministër tranzitor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.