Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, që do të përfaqësojë sot Shqipërinë Eurosong, me këngën ‘’World’’. Ceremonia e hapjes zyrtare të Eurovision 2017 në Kiev të Ukrainës u realizua dje.
Anëtarët e delegacionit shqiptar, së bashku me këngëtaren Lindita Halimi, që përfaqëson për këtë vit vendin tonë në Eurosong, ishin të parët që parakaluan tapetin e kuq.
E shoqëruar në sfond me këngën “World” Linda Halimi shkeli e para në tapetin e kuq. Ajo mbante veshur një fustan në ngjyrë panë. Ndërsa, gjatë parakalimit u tregua shumë e dashur me gazetarët që e intervistuan, teksa u shpreh se ndihet shumë e emocionuar, që përfaqëson Shqipërinë në këtë garë të rëndësishme të këngës.
Linda ka grumbulluar kështu vetëm 9 pikë duke rezultuar si e parafundit nga provat më pak të pëlqyera të mbrëmjes. Ndërsa mbrëmjën e sotme ajo do të interpretojë e katërta në radhë. (S.SH/SHUPLAKA)