13:17 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lindi fëmijën e tretë, Njësia Bashkiake i refuzon bonusin prej 1.2 milionë lekësh

21:31 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
E rëndë/ 11 foshnje të sapolindura humbin jetën, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë

Pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se nënat e reja, të cilat do të sillnin në jetë një bebe, do të përfitonin 400 mijë Lekë bonus, nëse sjell në jetë fëmijën e dytë përfiton 800 mijë Lekë dhe 1.2 milionë Lekë nëse sjell në jetë fëmijën e tretë.

Një grua ka denoncuar pranë emisionit “Stop” në Tv Klan se më 21 Korrik 2019 lindi fëmijën e tretë, por nuk po mundet të marrë bonusin prej 1 milionë e 200 mijë Lekësh të vjetra.

Por bashkëjetuesi i zonjës me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e tretë, vuan dënimin me burg. Partneri ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë atësinë, madje ka bërë edhe kërkesë, por Njësia Administrative Nr.5 nuk e ka pranuar prokurën.

Pas kërkesës së fundit, më datë 20 Shtator bëhet akti i njohjes së fëmijës dhe zonja aplikoi menjëherë për bonusin e bebeve. Por tek Njësia Nr.5 i thonë se ka kaluar afati me dy ditë. Drejtoria e Burgjeve e ka vënë në dijeni Njësinë Nr.5, që kjo e fundit të përshpejtojë procedurën, por një gjë e tillë është neglizhuar.

“Më 21 Korrik të këtij viti sjell në jetë vajzën time. Është fëmija i tretë i imi dhe për këtë unë përfitoj një shpërblim 1.2 milionë Lekë të vjetra. Në momentin që fëmija im vjen në jetë, interesohem për të bërë regjistrimin e vajzës dhe më thonë që duhet të jenë prezentë dy prindërit. Me babain e vajzës nuk kam celebrim. Ai pranon që të japë atësinë për arsye se ai ndodhet në burg, nuk ju bë e mundur shoqërimi i tij në ambientet e Gjendjes Civile. Më datën 06.09.2019 bashkëjetuesi im ka bërë një kërkesë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve t’i mundësohet shoqërimi nga ana e Drejtorisë së Burgjeve pranë Njësisë Nr.5 që të bëhet regjistrimi i prindërve. Më datë 16 më ka marrë nga burgu dhe më ka thënë që nuk më sjellin, por do nisin një email pranë Gjendjes Civile. Më 20 Shtator bëhet e mundur regjistrimi i vajzës pranë burgut. Zonja pranë Njësisë më tha që ka kaluar me dy ditë afati për shpërblimin”.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkon pranë Njësisë Administrative Nr.5 për t’u njohur me rastin.

TAKIMI TE NJËSIA NR.5

Punonjësja: Nëqoftëse ke lind në Shqipëri, e ke në certifikatë, asistencë lindjeje 60 ditë. Pra, nga dita e regjistrimit, deri në ditën e lindjes.

Gazetarja: Ka 2 ditë që ka kaluar afati.

Punonjësja: 62 ditë!

Gazetarja: Dhe jo për faj të XXX, për shkak të institucioneve se Gjendja Civile nuk po kordinohej me Drejtorinë e Burgjeve.

Punonjësja: XXX ka pas njohje atësie,dhe njohja e atësisë bëhet përballë punonjësit të gjendjes civile, nga dy persona.

Gazetarja e emisionit pati një bisedë telefonike me administratoren e Njësisë Nr.5, e cila u shpreh e gatshme për të sqaruar këtë rast. Ajo kërkoi që gazetarja të bëjë një kërkesë me shkrim tek protokolli për të marrë përgjigje. Pas kërkesës së bërë nga gazetarja, mbërriti dhe përgjigjia e Njësisë Nr.5, ku thuhet: “Në bazë të kërkesës suaj, fëmija është regjistruar më datë 20.09.2019. Pranë nesh është mbajtur akti i lindjes i kësaj fëmije. Nga ana jonë, në bazë të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe punonjëses së zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Administrative Nr.5 Tiranë, u realizua në kushte të rrepta sigurie në datë 20.09.2019, pikërisht ditën kur është mbajtur dhe akti i lindjes, njohja e atësisë për fëmijën, ju theksojmë se punonjësja jonë ka qenë pranë ambienteve të burgut e shoqëruar me psikologun e Drejtorisë së Burgjeve dhe me transportin e tyre. Me qytetaren kemi pasur komunikim shumë normal”.

Prej këtej, gazetarja u interesua edhe tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku i thanë se emaili i tyre është dërguar 8 ditë përpara afatit.

Këshilltari: Titullari i institucionit i ka dërguar email njësisë bashkiake.

Gazetarja: 5.

Këshilltari: Për arsye, sepse nuk jemi në gjendje dhe s’mund ta shoqërojmë të burgosurin, kërkojmë një përfaqësues nga ju, që të vijë dhe të jetë prezent, të bëjë regjistrimin në prezencë të dy prindërve. Kjo postë elektronike është direkt tek drejtuesi, dhe nuk është se ka protokoll. Me të ardhur drejtori, bile i mora numrin…

Gazetarja: Po një datë, nuk shihet? Se zakonisht drejtori është…

Këshilltari: Po s’mund të futesh në emailin e drejtuesit.

Gazetarja: Kuptoj!

Këshilltari: Unë i thashë, që me rastin e parë, do të marr vetë, dhe do të dërgoj, bile i mora numrin e telefonit, në kundërshtim me të gjitha normat, si e si….

Gazetarja: Kuptoj! Shumë faleminderit!

Këshilltari: Gjendja civile e ka emailin e drejtuesit, se fakti që ka ardhur përfaqësuesi dhe ka bërë regjistrimin e fëmijës, që ajo është njoftuar nga dikush.

Këshilltari: 12 i 9-ti(shtator)

Qytetarja: 12  i 9-ti(shtator), ia ka dërguar Drejtoria e Burgjeve, Gjendjes Civile nr 5?

Këshilltari: Po!

Pas insistimit të gazetares së “Stop” dhe komunikimit mes Njësisë Nr.5 dhe Drejtorisë së Burgjeve, gruaja arriti të përfitojë atë që i takon, bonusin e bebes që ka sjellë në jetë. /tvklan.al

Pas

Vranësira dhe reshje/ Si pritet të jetë moti në fundjavë

Para

Historia e vështirë e burrit nga Kavaja: E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën

Para
Historia e vështirë e burrit nga Kavaja: E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën

Historia e vështirë e burrit nga Kavaja: E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.