Deputetja e quajti Ramën si nxitësin më të madh të shpopullimit
Lindita Metaliaj ka akuzuar qeverinë për kapje të institucioneve dhe për vendosjen e një regjimi autoritar.
Ajo ka bërë thirrje për një ngritje qytetare pa kthim pas, duke e quajtur situatën aktuale një “narko-diktaturë”. Protesta e sotme, pjesë e një fushate më të gjerë të opozitës për “mosbindje civile”, përfshin bllokimin e disa akseve kryesore në vend .