Sot në seancën plenare ka pasur një interpelancë nga ana e deputetëve të LSI-së për ministren e arsimit Lindita Nikolla.
Ajo që vihet re gjatë seancës është fakti se ministrja Nikolla merr instruksione nga kryeministri Rama.
Në videon e siguruar nga ‘’Faxweb.al” shihet sesi Rama mundohet që ti shpjegojë Nikollës me duar situatën.
Lindita Nikolla u shpreh gjatë fjalës së saj para deputetëve se asnjë Universitet nuk është në koas.
Ajo u shpreh se problemet e brendshme që ka Universiteti i Tiranës nuk mund që ti vishen të gjithë sistemit.
“Vij edhe më me dëshirë që të tregoj ndryshimin me ata që drejtojnë Komisionin e Arsimit dhe të medias. Largimi im nga posti i ministrit të arsimit vonoi implementimin e Reformës, dhe miratimin e akteve nënligjore.
Asnjë Universitet Publik nuk është sot në kaos. Problemet e brendshme që ka sot Universiteti i Tiranës nuk mund që ti vishen të gjithë sistemit. Edhe këto probleme që janë në UT do të zgjidhen shumë shpejt.
Qeveria është e angazhuar për rritjen e granteve të Universiteteve. Unë e di që gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë tarifat janë rritur në mënyrë konstante çdo vit, dhe unë nuk e kam komentuar aspak këtë. Po ju nuk mund të vazhdoni me akuza dhe kur jeni në opozitë”, u shpreh Nikolla.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=hRAr3kOihN8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=Ge70sFrDTjM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=4zJPauWUWVs&feature=youtu.be
Discussion about this post