Në ditën e parë të shkollës, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka inauguruar ambientet e reja të shkollës “Hasan Tasim”, e cila është rikonstruktuar nga e para.
E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka përgëzuar kryebashkiakun për punën e bërë.
“Janë 495 mijë djem e vajza, drita jonë e syrit që duhet t’i shërbejmë. Jam me një koleg këtu, Arbrin, që 4 vite më parë ishim bashkë në këtë oborr, në situatën e një pushteti vendor që e kishte lënë pasdore këtë shkollë, ndërsa sot kjo shkollë e bukur është e standarteve më të mira. Jemi me Arbrin të çuditur, si ka mundësi, si mundet forca e njeriut të bëjë çudira, jo vetëm të zgjerojë skollën, palestrën, kantinën e ushqimit…, bravo erion Veliaj, jo vetëm që je në avangardë!
Bashkë me mua është edhe një mësuese, Klodi, bashkë me Arbrin kanë një lidhje me këtë shkollë sepse kanë përfunduar këtu kur ishin fëmijë.
Në shkolla që funksiojojnë edhe më tej, përmes aktiviteteve të tjera, më e rëndësishme është të finalizojmë, kthimin e këtyre shkolla në qendër komunitare. Suksese dhe vetëm 10 ju djem dhe vajza.”, tha ministrja Nikolla. (D.D/Shuplaka)