Operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e 21,822 personave që nga fillimi i luftës më 7 tetor, tha sot Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në raportin e fundit.
Njëqind e pesëdhjetë persona u vranë dhe 286 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të njëjtit burim.
Që nga fillimi i luftës, numri i të plagosurve është 56.451.