Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të 23 fshatrave në Libanin jugor. Mediat e huaja raportojnë se ushtria izraelite, e cila po intensifikon sulmet e saj në zonë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite i shkroi në arabisht X se banorëve “u ndalohej të shkonin në jug” dhe se një gjë e tillë “mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj”.
“Kushdo që ndodhet pranë elementëve, objekteve apo armëve të Hezbollahut , është duke vënë në rrezik jetën e tij”, thuhet në postim.
Drejtori i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Lindjen e Mesme, Rema Jamous Imseis, tha se më shumë se një e katërta e Libanit është prekur nga urdhrat e përsëritur të evakuimit në dhjetëra fshatra në vend.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur në veri që kur sulmet ajrore izraelite në rajon u intensifikuan në fund të muajit të kaluar. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 45 persona u vranë dhe 179 u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë vendin vetëm të enjten.