13:24 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

18:47 | 29/03/2017
në Sociale, Te Fundit
0
Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

epa05605270 YEARENDER 2016 FEATURE PACKAGES(01/28) A nurse bathes a newborn baby at a hospital in Hanoi, Vietnam, 05 July 2016. Vietnam's population is estimated to reach 92.7 million in 2016, increasing 1.08 percent compared to 2015, according to data from the General Statistics Office (GSO). Asia's population is more than 4.4 billion people and rising, the region claims more than half of the total world's population. China with about 1.38 billion people is the most populous nation, but projections state that India will take the lead, in less than a decade. Better healthcare and an increase in life expectancy are the main reasons for the world population to grow about 1.13 percent per year. World Population Day is observed on 11 July annually since it was established by the United Nations in 1989. It aims at drawing attention on important of population issues. Under the theme of 2016 'Investing in teenage girls', the UN enlists the help of the world in supporting teenage girls to have the means to exercise their human right. EPA/LUONG THAI LINH

Gjatë vitit 2016, më pak se 32 mijë foshnja lindën në Shqipëri, niveli më i ulët i lindjeve të shënuar që nga vitet 1930, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt, shkruan gazetari i BIRN, Gjergj Erebara.
 Numri i lindjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka qenë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, që nga vitet 1930, kur shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil dhe filloi të mbajë shënim mbi lindjet, vdekjet e martesat, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave si dhe nga të dhëna historike të para nga BIRN.
Përgjatë vitit 2016, numri i lindjeve qe 31,733, afro një mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014.Shqipëria ka pasur mbi 30 mijë lindje në vit që nga viti 1929, kur lindjet filluan të numërohen përmes themelimit të regjistrit civil. Në vitet 1980, lindjet qenë mbi 60 mijë në vit ndërsa në vitin 1990, lindjet arritën në 82 mijë. Pas vitit 1990, numri i lindjeve ra vazhdimisht deri sa u stabilizua pas vitit 2006 në rreth 35 mijë. Arsyet kryesore të rënies së lindjeve pas viteve ’90 lidhen me ndryshimet kulturore në familjen shqiptare si dhe me shkallën e lartë të emigrimit mes të rinjve, emigrim që sjell detyrimisht rënie të martesave e të lindjeve. Rreth vitit 2008, besohej se numri i lindjeve qe stabilizuar tashmë, pasi treguesi tjetër kyç, raporti i fëmijëve nën 14 vjeç me numrin e grave në moshë riprodhuese, ra në 1.6 fëmijë për grua, para se të rritej lehtë në 1.8 fëmijë për grua. Por rënia e mëtejshme e numrit të lindjeve në vitet 2015 dhe 2016, rënie që ka gjasa është shkaktuar nga vala e re e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Europës, pritet të ketë pasoja të shumëfishta të rënda për demografinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në dekadat e ardhshme.Aktualisht popullsia shqiptare është në pakësim dhe në plakje të shpejtë. Pakësimi i popullsisë banuese në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit ka ardhur si pasojë e emigrimit. Dhe plakja e popullsisë ka ardhur njëkohësisht si pasojë e emigrimit, (të emigruarit kanë moshë shumë më të re se sa ata që mbetën) dhe si pasojë e rënies së lindshmërisë.Numri i fëmijëve nën 14 vjeç, aktualisht 522 mijë, pritet të bjerë më tutje gjatë viteve të ardhshme ndërkohë që numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç, aktualisht 378 mijë, pritet të rritet me shpejtësi. BIRN
Etiketa: birnlindshmeria
Pas

Bie nga shkallët, 65-vjeçarja nga Korça niset me urgjencë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë

Para

Deputeti i PD-së i shkruan Metës: Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit…

Para
Patozi-Majkos: Me kriterin tënd, Namik Dokle do e kishte vrarë 10 herë vajzën

Deputeti i PD-së i shkruan Metës: Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

“U transferuan nga Kodra e Kuajve, tek shtëpia e Dakos në Bllok”- Berisha për zgjedhjet e 11 Majit: Katër kandidatë morën rreth 80 mijë vota!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.