Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nesër të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’ju treguar miqve europianë situatën aktuale në Shqipëri.
Berisha përmendi detaje nga organizimi i këtij tubimi, duke thënë se parullat në anglisht janë fantastike dhe se do të përçojnë mesazhet e duhura te ndërkombëtarët.
Berisha: Lajmëroi pushimin dhe më pas hoqi dorë sepse e dinte që të gjithë do të derdheshin në protestë kundër qeverisë. Lini çdo gjë dhe nisuni drejt Tiranës, bujrum mirë se të vini. Ta marrë vesh gjithë bota se ne nuk nënshtrohemi, jemi njerëz të lirë dhe se ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç atij të mafias e dhunës, këto orë që na ndajnë që presim me padurim protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ne nuk kërcënojmë, në asnjë rast e rrethanë sigurinë e miqve.
Përkundrazi, kërcënim janë klanet mafioze të Edi Ramës dhe vetë ai. Nuk na pengon dot ne, për protestë në rrugë dhe sheshe. Të bëjmë ç’të mundemi, sa më shumë banderola, parulla në anglisht kësaj here se i kemi miqtë aty, janë fantastike. Flasin sa një fjalim, të vijnë të rinjtë t’i marrin me flamuj kombëtarë, europianë e të PD-së të mbushin sheshin.
(E.D/faxweb.al)