Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka thyer heshtjen dhe ka folur për transferimin e rivalit të “përjetshëm”, Cristiano Ronadon tek skuadra e Juventus. Argjentinasi në një rrëfim ekskluziv për radio “Catalunya” deklaroi se nuk e kishte menduar portugezin tek Juventus, pasi sipas tij, ka patur edhe klube të tjera që kishin interes.
Me largimin e Cristiano Ronaldos, Messi nënvizoi faktin se Real Madrid është më pak i fortë dhe se kjo i hap rrugë Barcelonës të bëjë më të mirën në kampionatin spanjoll.
“Në qoftë se Madrid është një nga klubet më të mirë në botë dhe një ekip shumë i mirë, është e qartë se mungesa e Cristiano Ronaldos bën ata më pak të fortë, ndërsa kjo e bën Juven si skuadra që mund të fitojë Championsin”-tha Messi, shkruan Sportplus
Vendimi i Cristianos: Më befasoi kjo, nuk e imagjinova atë jashtë Madridit, as se do të shkonte në Juventus, ka pasur kaq shumë skuadra që e donin atë … jam i befasuar, por Juve ishte një ekip shumë i mirë”- tha mes tjerash futbollisti, që me lojën dhe talentin e tij mban të mbërthyer shumë shikues në televizione, por njëherësh edhe në stadiume. (B.H/Faxweb)