Pas kartonit të kuq me të cilin, Cristiano Ronaldo u ndëshkua gjatë ndeshjes me Valencia-n, polemikat vazhdojnë.
Ish-tekniku i Italisë dhe Juventusit, Macello Lippi, është shprehur se UEFA duhet të kërkojë falje për kartoni e kuq ndaj Ronaldos. Sipas tij, ka ardhur koha që të implementohet sistemi i video arbitrimit edhe në Ligën e Kampionëve.
Sipas Lippit, kartoni i kuq ndaj Ronaldos është fakti se ky sistem duhet të fillojë implimentimin nga UEFA edhe në Ligën e Kampionëve.
“I kuqi i Cristiano Ronaldos është kontrolluar në detaj nga një lloj VAR-i botëror dhe të gjithë kanë arritur në konkluzionin që për një fërkim të kokës nuk mund të përjashtosh një lojtar vetëm pse një person kishte një halucinacion. Nuk mund të rrezikosh të komprometosh një ndeshje dhe sidomos një kompeticion nga momenti që i kuqi direkt të sjell një pezullim prej dy ndeshjesh.
Tani UEFA duhet të thotë ‘zotërinj, kemi gabuar. Prapa nuk mund të kthehemi pasi Ronaldo është përjashtuar tashmë dhe ndeshja ka mbaruar, por e kemi kuptuar që pezullimi do të ishte absurd ndaj asnjë ndalesë për të dhe do të ndërthurim menjëherë VAR në Champions”, ka thënë Lippi për të përditshmen “Tuttosport”.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post