Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka përcjellë sot virtualisht përmes një videoje, disa mesazhe nga pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Nga Letonia e largët ku kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në kuadër të Aleancës së NATO-s, heronjtë tanë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare sjellin në Shqipëri mesazhet e festave që na mbushin me shpresë dhe krenari”, thuhet në postimin e ministrit në rrjetet sociale.