11:02 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Liria e medias, pëson rënie të “frikshme” në vitin 2022

18:04 | 23/12/2022
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Liria e medias, pëson rënie të “frikshme” në vitin 2022

Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë. Dhuna në Meksikë, lufta në Ukrainë, ligjet shtypëse dhe burgosjet e kanë bërë vitin 2022 një vit të vështirë për gazetarët.

Liria e medias, rënie në vitin 2022
 Dhuna në Meksikë, lufta në Ukrainë, ligjet shtypëse dhe burgosjet e kanë bërë vitin 2022, një vit të vështirë për gazetarët.

Me gazetarët e burgosur në Iran duke mbuluar protestat ose gazetarët e vrarë në Bregun Perëndimor duke mbuluar përleshjet, arrestimet dhe dhuna vdekjeprurëse janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë një rritje të numrit të gazetarëve që po arrestohen, mbahen peng dhe vriten në mbarë botën”, thotë Clayton Weimers, nga organizata Reporterët pa Kufij.

Organizata “Reporterët pa Kufij” raporton se 533 gazetarë u arrestuan këtë vit dhe 57 u vranë. Kina, Mianmari dhe Irani janë shtetet që kanë burgosur më shumë gazetarë, ndërsa Meksika, Ukraina dhe Haiti ishin vende veçanërisht vdekjeprurëse për t’u mbuluar në vitin 2022.

Lufta e Rusisë në Ukrainë la një gjurmë të madhe, me Moskën që imponoi ligje represive që synonin ndalimit e raportimit të lirë dhe shumë media u detyruan të mbylleshin. Në Ukrainë, gazetarët punojnë duke u përpjekur për të raportuar në mënyrë të sigurt si dhe për të mbajtur audiencën të informuar.

“Nuk është kurrë e lehtë të mbulosh një luftë, por sidomos kur është një luftë që është në vendin tënd, dhe nuk je thjesht një gazetar që shkon në vendngjarje dhe pastaj shkon në shtëpi i sigurt. Këtu nuk ka siguri për ne. Nuk ka siguri për familjet tona”, thotë Olga Rudenko, kryeredaktore e pavarur në Kiev.

Por zonat e luftës nuk janë rreziku i vetëm për gazetarët. Në Meksikë, dhuna dhe vrasjet e gazetarëve bënë që vitin 2022 të ishtë viti më vdekjeprurës në vend. Mbikëqyrësit e medias atje thonë se pasojat janë të gjera.

“Ajo që na shqetëson më shumë është dhuna vdekjeprurëse. Sepse kur një gazetar vritet, ndodh diçka e njohur si një ‘vrasje e dyfishtë’. Pra vrasja e gazetarit dhe heshtja që vjen pas, pasi hetimet e bëra nga ky gazetar nuk do të publikohen. Kjo ka një efekt shumë të fortë, pra kemi frikë dhe censurë”, thotë Paula Saucedo nga organizata “Neni 19”.

Kina vazhdon të jetë vendi kryesor ku censurohet media dhe ndikimi i saj ndihet edhe në Hong Kong. Analistët besojnë se gjyqi ndaj themeluesit të “Apple Daily”, Jimmy Lai po përdoret për të dërguar një mesazh.

“Me këto raste i paralajmëron të gjithë se nëse kjo mund t’i ndodhë dikujt si Jimmy Lai, një njeri kaq i shquar dhe i pasur mund t’i ndodhë kujtdo”, thotë Keith Richburg nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Hong Kongut. Diku tjetër, qeveritë represive si ajo e Afganistanit kërkojnë të bllokojnë qasjen në lajme të besueshme. Talebanët kanë ndaluar transmetimet e radios së Zërit të Amerikës, por gazetarët thonë se do të vazhdojnë misionin e tyre.

“Ata na besojnë dhe duan të na dëgjojnë. Dhe sido që të jetë, banorët do të na gjejnë një zgjidhje”, thotë Shaista Sadat Lami, gazetare në shërbimin afgan të Zërit të Amerikës./VOA

Pas

Gjermania kërkon me urgjencë heqjen e barrikadave në veri

Para

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, një person në gjendje të rëndë

Para
Sherr me thika mes të miturve në Cërrik, plagoset rëndë 15 vjeçari, policia arreston bashkëmoshatarin e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, një person në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë

Detaje nga të shtënat me armë në “Ali Dem”/ Plagoset një 26-vjeçar, shpallen në kërkim 4 persona

Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

Izrael/ Opozita kërkon zgjedhje të reja, projektligji për shpërndarjen e parlamentit në votim paraprak

Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.