Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur lirimin e 3 policëve të Kosovës nga gjykata në Serbi.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Begajt shpreh nevojën që palët të ulen sa më parë në tryezën e dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Postimi i Begajt:
Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.