Amabsada Turke ka reaguar për lirimin nga Gjykata e Durrësit të Muhammet Yasir Aydogmus. Amasada e ka quajtur këtë vendim skandaloz. ” Të zhgënjyer nga Gjykata e Durrësit . Vendimi është skandaloz.”, shprehet ambasada turke.
Muhammet Yasir Aydogmus, i arrestuar në portin e Durrësit i akuzuar për terrorizëm është liruar me një vendim të gjykatës së Durrësit.
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke vendosur që ai të gjykohet në gjendje të lirë.
Autoritetet turke kanë nxjerrë urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin Muhammet Yasir Aydogmus, pasi ndaj tij një gjykate në Stamboll ka caktuar masën “arrest me burg” për “pjesemarrje në organizate terroriste të armatosur”.
Prokuroria e Durresit kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vlerësuar të ligjshem arrestin e kryer nga policia gjyqësore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit dhe gjykimin në gjendje të lirë.
Muhammed Aydogmus u ndalua pranë pikës së kalimit kufitar në Durrës së bashku me bashkëshorten 34 vjeçare dhe dy fëmijët. (J.V/Shuplaka)