Pas lirimt të Klevis Balliut, ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një deklaratë për mediat tha se arrestimi i Balliut ishte një akt i pastër politikë dhe e gjithë kjo vepër e Edi Ramës.
Duke theksuar se Rama ka frikë nga forca e qytetarëve, Spaho në mbyllje të fjalës së tij është shprehur i vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ai është shprehur i vendosur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe qëndrimi i opozitës do të vijojë po njësoj.
“Edi Rama po sillet si diktator. Kërkon të burgosë protestues, ndërsa nuk arreston ata që janë hajdutët më të mëdhenj të këtij shteti e kombi, që vjedhin me koncesione. Nuk janë dënuar policët, që kanë gjymtuar qytetarët protestues, as ata që kanë bërë shoqërime më dhunë dhe kanë rrahur deputetin Balliu në komisariat. Rama arreston deputetët opozitarë se ka frikë nga fuqia e opozitës. Shteti i Edi Ramës kërkon të fus në burg deputetet dhe përfaqsuesit politikl të qytetarëve sepse tentojnëe të ngrejë zërin kundër qeverisë që drejton rama. Me këtë formë t’i harrojnë zgjedhjet në 30 qershor”, ka thënë Edmond Spaho.