18:14 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i Berishës, zbardhet dëshmia e plotë e ish-drejtorit të burgut të Durrësit

11:44 | 24/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Lirimi i Berishës, zbardhet dëshmia e plotë e ish-drejtorit të burgut të Durrësit

Një ditë më parë, gjykata vendosi “arrest me burg” për Astrit Kotaj, ish-drejtorin e burgut të Durrësit, i cili akuzohet për lirimin e Lulzim Berishës. Mësohet se ky vendim nuk është vlerësuar si i drejtë nga Kotaj, i cili mohoi shkeljen e ligjit.

Bëhet e ditur se Astrit Kotaj, në dëshminë e tij përpara trupit gjykues, zbardhur nga gazeta “Panorama”, i faturoi gjithë përgjegjësinë juristit të burgut duke argumentuar se nuk është personi që merret me përllogaritjen e ditëve të dënimit.

“Mos më shikoni me keqardhje, pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe jam i pafajshëm. Mund të më thoni, ku dhe pse e kam shkelur ligjin?! Kjo është një procedurë e juristit ligjor. Çdo dinamikë kontrollohet formalisht nga drejtori dhe për këtë ka raporte me zyrën juridike. Unë ricikloj dhe miratoj veprimtarinë e juristit. Personalisht nuk merrem me pjesën e dënimit të të burgosurve. Dua të di ku kam bërë falsifikim dhe ku kam shkelur unë detyrën? Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk e ndiej veten fajtor dhe nuk dua të më shohin me keqardhje. Nuk ka asnjë provë reale që më implikon mua në këtë çështje”, deklaroi ish-drejtori i Burgut të Durrësit.

Mësohet se ai ka replikuar me gjyqtarin e çështjes dhe përfaqësuesen e organit të akuzës duke pretenduar pafajësinë e tij. Kotaj u arrestua për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, pas hetimit të nisur në lidhje me lirimin e të dënuarit.

Ishte Prokuroria ajo që kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-drejtorit Kotaj pas dyshimeve se  lirimi i të dënuarit është bërë nëpërmjet aplikimit të gabuar të amnistive të viteve të fundit, duke i konsideruar ato si dënim të kryer. (XH.A/SHUPLAKA)

kotajj

Etiketa: arrest me burgastrit kotaj
Pas

Festa “Dua Shqipe” me motive kombëtare e LRI-së (Foto)

Para

Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Para
Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

Rindezen vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, flakët i afrohen puseve të naftës dhe zonës së banuar

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.