Lirimi me kusht i Ramush Haradinajt duket se ka lënë të pakënaqur qeverinë serbe. Menjëherë pas lajmit të lirimit të tij nga Gjykata e Colmarit qeveria e Serbisë ka lajmëruar mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e nesërme.
Do të jetë ora 10:00 ora e nisjes së kësaj mbledhjeje, menjëherë pas kthimit të Vuçiç nga një vizitë zyrtare në Indi.
Nuk dihen ende hapat e tjera që do tv ndërmarrë Serbia, për tv realizuar misionin e saj të ekstradimit të liderit të Luftës Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj.(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post