Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe shtetasin T. L., të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të ish kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Policia ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për arrestimin e drejtorit të burgut, Astrit Kotaj, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga ana e Gjykatës. Ndërsa është shpallur në kërkim juristi T. L.
Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se drejtori i burgut dhe juristi i këtij institucioni, kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha.
“Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe T.L, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.Nga ana e forcave të Policisë së Shtetit eshte ekzekutuar urdheri i prokurorise per arrestimin e drejtorit te burgut, Astrit Kotaj, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga ana e Gjykatës. Ndersa eshte shpallur ne kerkim juristi T.L”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria e Durrësit po vijon hetimin lidhur me të tjerë persona të përfshirë në këtë çështje.
Lirimi i ish kreut të Bandës së Durrësit solli shumë reagime të forta nga politika, mediat dhe opinioni publik. Opozita akuzon kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili sipas saj ndikoi në lirimin e Berishës, ndërsa mazhoranca socialiste ka akuzuar sistemin e drejtësisë… (A.R/SHUPLAKA)
Foto e drejtorit të arrestuar: