22:13 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lirimi i Lulzim Berishës, Edi Rama në Kuvend: S’e bëri Vangjush Dako

11:20 | 15/12/2016
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Lirimi i Lulzim Berishës, Edi Rama në Kuvend: S’e bëri Vangjush Dako

Lirimi i Lulzim Berishës

Çështja e lirimit të Lulzim Berishës u prek edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend. Reagimi i tij vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Ju keni frikë të tregoni se kush e liroi Lulzim Berishën. Atë nuk e liroi Bashkia e Durrësit, nuk e liroi Vangjush Dako. Por PD kërkon t’i shpëtojë ballafaqimit me të vërtetën. Shqipëria, peng e kalendarit të Partisë Demokratike.”, tha Rama.

Vettingu

Kryeministri Edi Rama theksoi se “Vettingu” është kryefjala e gjithçkaje. Ai u shpreh bindshëm se negociatat për “Vettingu”-n do të mbahen pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ta mbajtur peng. Rama siguroi se “Pallati i Drejtësisë” do të pastrohet.

“Vettingu është kryefjala, që ju e mbani peng. Duke qenë se drejtori ekzekutiv i partisë tuaj dje shpërtheu, e sipas tij “Këshilli Europian” ka thënë se “Shqipëria është një diktaturë afrikane”, dua të ndaj me ju deklaratën e Këshillit Europian. Nëse dikush vëren lidhjen, të vijë ta denoncojë këtu.  Për KE progresi i bërë nga Shqipëria është më i avancuari në kornizën e vendeve që janë ende në bisedime. Kemi bërë progres në përmbushjen e 5 prioriteteve. Ju siguroj se negociatat do të mbahen pas zbatimit të “Vettingu”-t. “Vettingu” do të bëhet, “Pallati i Drejtësisë” do të pastrohet. Historia e këtij vendi do të bëhet dhe ju nuk e ndalni dot!”, u shpreh kryeministri.

Bashkia e Shkodrës, Rama: Inekzistente

Në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera për mbështetjen që Qeveria po i siguron të prekurve nga përmbytjet, pensionistët dhe të gjitha kategoritë e tjera që do të përfitojnë nga shpërblimet me rastin e festave të fundvitit.

Lidhur me situatën në Shkodër dhe të prekurit nga përmbytjet atje, kreu i Qeverisë tha se Bashkia e Shkodrës është inekzistente ndaj problemeve të qytetarëve, nuk ka kapacitet as sa një komunë.

“Kemi shlyer detyrimet për të përmbyturit, mbetet një pjesë tjetër që nuk e kemi harruar dhe për zgjidhjen e problemit të së cilës po punojmë. Unë nuk e di çfarë ndodh në Bashkinë e Shkodrës por nuk është e tepërt të thuash “Zot shpëtoji”. Bashkia e Shkodrës nuk ka kapacitet as sa një komunë e 2015-ës dhe është inekzistente për problemet e qytetarëve.”, deklaroi Rama.

Shpërblimet e fundvitit

Ai i kërkoi opozitës në Kuvend që të lërë pensionistët të gjykojnë nëse shpërblimet për fundvitin janë apo jo “show”: “Jemi mbështetja më e madhe për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, familjet e përmbytura, fermerët, familjet në nevojë. Për ju është “show”, të marrësh 6 mijë lekë të reja. Shumë që nuk është dhënë më pare. Ne nuk e bëmë për “show” por sepse nuk jemi në kushtet ku ishim, në një gropë që rrezikonte të kthehej në humnerë financiare. Jemi në kushtet e rezultateve të reformave. 100 milionë dollarë rritje rrogash e pensionesh. Për pensionistët jemi të vetëdijshëm që kjo rritje nuk është e mjaftueshme ndaj e konsiderojmë detyrim me këtë paketë solidariteti të tregojmë që i kemi në qendër të vëmendjes tonë.Lle ta gjykojnë pensionistët nëse është  apo jo “show”. Bëjmë ndryshimin nga ju, që trajtuat me përbuzje kategorinë e PAK.”

***

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as kësaj radhe, kur në fund të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, në sallë hyri Sali Berisha. “Shyqyr që erdhe Sali se po rrinin si pula të therrura…”, tha Rama.

Etiketa: edi ramashperblime
Pas

FSHF “harron” ndëshkimin, ngre në detyrë gjyqtarin Koçi

Para

Basha kërkon shkarkimin e Dakos. Kërkesa e PD-së përfundon në Kryeministri

Para
Basha kërkon shkarkimin e Dakos. Kërkesa e PD-së përfundon në Kryeministri

Basha kërkon shkarkimin e Dakos. Kërkesa e PD-së përfundon në Kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.