Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për lirimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Hetimi i organit të akuzës vjen pas dyshimeve për veprime të kundërligjshme në praktikat administrative të ndjekur nga Bashkia e Durrësit për lirimin e Berishës.
Në objektin e hetimit të nisur nga prokuroria do të jenë të gjitha vendimet e gjykatave përmes të cilave emri i njohur i botës së krimet përfitoi ulje të njëpasnjëshme të dënimit deri në lirimin e tij me kusht disa ditë më parë.
Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Durrësit dhe lidhjeve të tij me krimin.
Discussion about this post