Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet në lidhje me lirimin nga qelitë të të dënuarve që paraqesin rrezikshmëri të lartë ndërsa mësohet se po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit.
Ky hetim po bëhet për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht ndërsa pjesë e këtij hetimi mësohet të zyrtarët në rast se do të konstatohen shkelje do kallëzohen penalisht në Prokurori.
Më firmën e kreut të Burgjeve, Agim Ismaili, urdhëri u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, dhe për rrjedhojë ka nisur hetimi i dosjeve.
Ppër pjesën më të madhe të të dënuarve, punonjësit e burgjeve i kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe është pikërisht kjo indicia për të vendosur nën hetim edhe vendimet e tyre.
Theksojmë se kohët e fundit çështja e lirimit nga institucionet e vujajtjes së dënimit janë bërë masive si dhe një nga çështjet më të debatuara ditët e fundit.
Vetëm së fundmi janë liruar nga qelitë dy të dënuar me burgim të përjetshëm, si Gert Gjenerali dhe Endrit Dokle.
Në vendimin për lirimin e këtij të fundit thuhet se se për të dënuarin u morën parasysh një sërë faktorësh, ku për argument përdoren disa ndryshime ligjore në Kodin Penal, që sipas palës mbojtëse të marrë parasysh edhe nga Gjykata, krijojnë hapësira dhe komplikime që rëndojnë mbi të pandehurin.
Gjithashtu janë përmendur edhe problemet e tij shëndetësore, sjelljet korrekte dhe shembullore në institucionin e vuajtes së dënimit, kryerja e një pjese të konsiderueshme sipas gjykatës të dënimit, por edhe gjendja shëndetësore e të atit të Dokles.
Nga ana tjetër, theksohet se Endrit Dokle ka shfaqur vazhdimisht pendesë për vrasjet e kryera ndërsa ka pranuar përgjegjësinë të angazhohet në një punë të ‘përhershme’ dhe ‘pozitive’.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Krujës me kryesues: Enkeleida Hoxha, anëtar-sekretare Biandri Ahmesula.
Ndërkohë lirimi nga burgu të vrasësit i Naim Zyberit të fortit të Tiranës, Gerd Gjenerali, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm është vendosur nga ana e Gjykatës së Korçës, ndërsa kryetar ka qenë Markelian Kuqo.
Gerd Gjenerali u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. Ende është e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari për të pranuar lirimin me kusht të të dënuarit përjetë në mungesë.
Gjenerali u dënua me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali, në vitin 1999, dhe më pas u bë ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.
(F.GJ/FAXWEB.AL)