10:40 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i punonjësit të bashkisë, reagon ashpër Policia e Shtetit: Ka tronditur të gjithë…

19:41 | 13/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulm me armë zjarri, qëllohet një person në hyrje të repartit ushtarak

Policia e Shtetit ka reaguar ashpër lirimin (Lexo këtu) nga burgu të punonjësit të Bashkisë së Mallakastrës, Pëllumb Isufaj i cili u arrestua pasi dyshohej se ka goditur me gurë në kokë një punonjës të policisë, në protestën e zhvilluar para pak ditësh në Fier.

Në këtë reagim shkruhet se, lirimi i tij ka ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

“PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit”, shkruhet në këtë reagim, duke argumentuar se ka prova të pakundërshtueshme se ka qenë Isufaj ai që e ka goditur efektivin e policisë

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.

Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.

Policia e Shtetit  do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Kujtojmë se Pëllumb Isufaj, personi i cili u arrestua pasi dyshohej se ka goditur me gurë në kokë një punonjës policie gjatë një protestë të organizuar nga dega e Partisë Demokratike në Fier (Lexo këtu), është liruar nga burgu duke ju dhënë masa “arrest shtëpi”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lirimi nga burguPëllumb Isufajpolicia e shtetitte tronditur
Pas

Aksidenti i sotëm në Shkodër/ Shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë edhe 18-vjeçarja

Para

Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, moderatorja shqiptare tregon barkun e sheshtë

Para
Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, moderatorja shqiptare tregon barkun e sheshtë

Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, moderatorja shqiptare tregon barkun e sheshtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

Librazhd /Arrestohet një shtetas për kultivim kanabisi në Spathar, procedohet edhe kryetari i fshatit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.