21:18 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i vrasësit ”të të fortit” të Rrugës Bardhyl, shteti vihet në lëvizje. Pezullohet drejtori i burgut

15:00 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e të fortit të Tiranës, lirohet Gerd Gjenerali (Si i bëri atentat Zyberit në Milano)

Gerd Gjenerali majtas, dhe Naim Zyberi djathtas

Ministrja e Drejtësisë e ka quajtur vendimin e dhënë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjenerali në kundërshtim me kriteret ligjore.

Gert Gjenerali është dënuar për vrasjen Naim Zyberit i njohur ndryshe si i kapoja i bandës së rrugës “Bardhyl” në Tiranë

Në një deklaratë për mediat, ministrja theksoi se në kuadër të masave të marra, është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm.

“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”, – tha Gjonaj.

Lirimi nga burgu të vrasësit i Naim Zyberit të fortit të Tiranës, Gerd Gjenerali, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm është vendosur nga ana e Gjykatës së Korçës, ndërsa kryetar ka qenë Markelian Kuqo.

Gerd Gjenerali u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. Ende është e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari për të pranuar lirimin me kusht të të dënuarit përjetë në mungesë.

Gjenerali u dënua me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali, në vitin 1999, dhe më pas u bë ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Naim Zyberi u vra në spital në Milano

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl.

Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës.

Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen.

Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Etiketa: denimigerd gjeneraligjonajministrja e drejtesisenaim zyberiprokurori
Pas

“Do destabilizohet rajoni”, Thaçi këmbëngul për marrëveshjen më Serbinë

Para

Dita e fundit/ Boom aplikimesh për SPAK, bashkohet edhe Elizabeta Imeraj

Para
Dita e fundit/ Boom aplikimesh për SPAK, bashkohet edhe Elizabeta Imeraj

Dita e fundit/ Boom aplikimesh për SPAK, bashkohet edhe Elizabeta Imeraj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.