03:38 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

‘Lirinë e fjalës’ në media e garantojnë më së pari burimet e financimit të saj

12:56 | 19/01/2017
në Te Gjitha
0
Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

Nga Sonila Meço

Se po i biem rrotull e harxhojmë energji tjetërkund:

Do pak më shumë vëmendje se sensacionalizmi i deklaratave e pohimeve publike ky moment që kalon media.

Duke ushtruar këtë vëmendje vëren se po ndodhin paralelisht dy zhvillime: një debat i fortë mbi presionin e pronarëve ndaj gazetarëve që përhapet lehtësisht në publik dhe një debat tjetër edhe më i rëndë për çështjen e liçensave, frekuencave dhe monopolit të transmetimeve në AMA që kalon tërthor vëmendjes publike.

Kush e zhvendos këtë vëmendje?

Pse lëvizjet e gazetarëve e drejtuesve marrin më shumë vëmendje se fati i transmetimeve që po përqendrohen e centralizohen në fare pak duar?

Cili model ekonomik e ka përligjur qëndrimin e derisotëm të gazetarëve e drejtuesve në media, që krejt papritur sulmi ndaj tyre ngjan si cënim i lirisë së fjalës?

Se nëse ka cënim me flagrant të saj është pamundësia e modelit për të justifikuar ekzistencën.

Sepse ‘lirinë e fjalës’ në media e dimë mirë që e garantojnë më së pari burimet e financimit të saj.

Çfarë burimesh e kanë siguruar deri më sot? Aq më tepër kur dihet se tregu i reklamës ka rënë në mënyrë drastike e programet për të mbijetuar duhet të bëjnë shitësin ambulant?

Kontrolli dhe pronësia, burimet e financimit dhe interesat janë faktorët që mbajnë në këmbë një sistem mediatik. Kush zotëron e financon median përcakton edhe çfarë produkti marrim prej saj.

Le ta përmbledhim ca:

  1. Reklamat kanë rënë
  2. Burimet e financimit nuk bëhen transparente
  3. Kontrolli mbi frekuencat (pasuri publike) po ngushtohet në fare pak duar
  4. Trasmetuesi publik është në ditën e vet më të keqe
  5. Argëtimi e shoëbiz-i kanë zëvendësuar sferën publike të debatit për një qytetar inteligjent e jo pasiv

Dhe e kotë të na përplaset fytyrës se këtë do publiku, respektohet zgjedhja e lirë e tij. Jo dhe jo, për sa kohë po i njëjti publik nuk u pyet për shpërndarjen e pasurisë së tij (frekuencat) në duart e pronarëve të sotëm. Ndaj publiku sot dëgjon ato që i serviren nga ata që i fshehin çfarë më rëndësi ka edhe për cilësinë e jetës së tyre.

Dinjiteti profesional i gazetarëve nuk është mandej ushtrim i lirë kur duar e këmbë prej vitesh lëvizen nga ky mekanizëm i ngritur mbi të gjithë ata që kanë bërë e bëjnë media.

Pas

I futet në shpi dhe grabit gjyshen. 19 vjeçarja nga Berati merr jo pak po 40 mijë Euro

Para

CEZ, Spaho kërkon të mblidhen 3 herë në javë, Shalsi: E pamundur

Para
CEZ, Spaho kërkon të mblidhen 3 herë në javë, Shalsi: E pamundur

CEZ, Spaho kërkon të mblidhen 3 herë në javë, Shalsi: E pamundur

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.