Dy vëllezërit shqiptarë të cilët ishin të dyshuar për një sulmi të mundshëm një nga qendrat më të mëdha tregtare në Gjermani, janë liruar për shkak të mungesës së provave.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, dy shqiptarët me origjinë nga Kosova, të moshës 28 dhe 31-vjeçare, u arrestuan dje nga policia gjermane.
Policia në qytetin perëndimor gjerman, Esen, në kumtesën e saj tha se “përkundër hetimeve të kujdeshsme” akuzat kundër dy vëllezërve nuk janë të qëndrueshme.
Sipas informacioneve të policisë, dy shqiptarët po planifikonion sulm në qendrën tregtare Centro, në qytetin gjerman, Oberhausen.
“Pasi u përcaktua sot se nuk ekzistojnë të gjetura të rëndësishme penale kundër dy personave dhe se nuk ka rrezik konkret, ata janë liruar nga arresti policor, sot pasdite”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i dy vëllezërve u bë lajm kryesor në gjithë botën, kjo sepse ndodhi pikërisht vetëm katër ditë pas sulmit me kamion në merkaton e Krishtlindjeve në Berlin.(D.D/Shuplaka)