16:10 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

11:17 | 17/07/2025
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.

Gjatë këtij operacioni u konstatua se trotuaret dhe vendkalimet për këmbësorë ishin zënë me tavolina, karrige dhe çadra, të vendosura nga 7 subjekte tregtare që operonin në zonë. Për këtë arsye, u proceduan penalisht në gjendje të lirë administratorët e këtyre bizneseve: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., të cilët akuzohen për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjatë ndërhyrjes, një 40-vjeçar me inicialet F. P., i punësuar në njërin nga lokalet, kundërshtoi punonjësit e IMT-së, duke penguar kryerjen e detyrës. Edhe ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Në total, gjatë aksionit u sekuestruan rreth 330 objekte që shërbenin për aktivitetet ekonomike të zhvilluara në hapësirat publike pa autorizim.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet dhe verifikimet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike dhe vënien përpara drejtësisë të çdo shkelësi të ligjit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-17-at-11.09.15-AM.mp4
Pas

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Para

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Para
Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.