Është liruar biznesmeni Julian Sula, një ditë pas vetëdorëzimit në polici dhe dëshmisë përpara grupit hetimor lidhur me masakrën e Lushnjes ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi.
Sipas hetimeve të deritanishme Sula nuk rezulton të ketë lidhje me këtë atentat ndaj dhe është lënë i lirë mëngjesin e sotëm.
Policia sqaron se biznesmeni nuk u arrestua por u vetëdorëzua në komisariat fill pasi policia ushtroi kontroll në banesën e tij.
Burime për “Fax News” mësuan se Julian Sula u vetëdorëzua mbrëmë në Policinë e Lushnjës.
Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” ishte një nga të dyshuarit si i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. (J.V/Shuplaka)