11:58 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirohet nga burgu bashkëpuntori i vrasjes së Artan Cukut, Ministria e Drejtësisë hesht

19:05 | 22/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-kryepolici u përlesh me njërin nga autorët, u qëllua në kokë nga tjetri. Rindërtohet skena e vrasjes

Gjykata greke ka liruar bashkëpunëtorin e vrasjes së ish-kryekomisarit Artan Cuku.

Kristaq Leci u arrestua në Greqi më datë 12 gusht me kërkesë të autoriteteve tona, por për arsye ende të paqarta u lirua ndërkohë që duhej të sillej në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

Më parë, Greqia kishte refuzuar ekstradimin drejt vendit tonë të Kristaq Lecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku më 8 prill të 2017-s, ndërsa mbetet ende i paqarta shkaku që çoi në lirimin e tij.

“Abc News” kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë duke kërkuar informacion në lidhje me rrethanat që çuan në lirimin e Lecit, por si përgjigje mori vetëm heshtjen.

Zëdhënësja e ministrisë, Valeria Bardhja e kontaktuar zyrtarisht nga “ABC Neës” u shpreh se do të interesohej, por më pas nuk iu përgjigj interesin tonë.

Më herët Gjykata e Lartë greke kishte refuzuar edhe ekstradimin e Bledar Jambellit me argumentin se në vendin tonë i rrezikohej jeta, duke e lënë më pas të lirë.

Sipas hetimeve të prokurorisë shqiptare kjo vrasje është porositur nga Bledar Jambelli, një person që ishte arrestuar më parë nga komisari Cuku.

Pikërisht ky arrestim dyshohet të ketë qenë edhe shkaku për urdhërimin e vrasjes se ish-drejtorit të policisë, në shenjë hakmarrjeje. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është vendosur data 31 tetor për nisjen e procesit gjyqësor për Bledar Janbellin.

Kristaq Leci,  dyshohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit në ekzekutimin e drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku pranë banesës së tij në Tiranë.

Kristaq Leci, sipas informacioneve të bëra publike  dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se ka qenë ai që ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut.

Leci gjithashtu njihej edhe me emrin Gerti Kajo.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari i cili ka rrëfyer në gjykatën e krimeve të rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit. Bledar Janbelli ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes se Cukut.

Etiketa: Artan Cuku
Pas

“Edi Ramën do ta rrëzojnë banditët”, Këlliçi: Deklarata e Cakajt ishte një gomarllëk

Para

“Kryeministrja Rama është një ndër 55 gratë”, nuk përmbahet ish-deputeti: Është vërtetë tërheqëse dhe simpatike

Para
Rama me gratë: Jeni më të zonjat e më të besueshme se burrat, anketat tregojnë se shumica juaj është me PS-në

"Kryeministrja Rama është një ndër 55 gratë", nuk përmbahet ish-deputeti: Është vërtetë tërheqëse dhe simpatike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.

Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

1 vit pa Kadarenë, Spiropali: Ikonë që do të mbetet dëshmi e mendjes dhe e shpirtit shqiptar

Rama në Samitin e Shkupit: Jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, Plani i Përbashkët do të realizohet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri në 24 orë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.