Gjykata e Apelit ka lënë të lirë Ardjan Iliazaj, ish-drejtorin e hipotekës në Durrës. Apeli ka vendosur si masë shtërnguese atë të “detyrimit të paraqitjes” për Iliazaj. Ai u arrestua pak ditë më parë në mega operacionin që akuzohej për tjetërsim të pronave neëbregdet.
Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur arrest në burg për Iliazajn dhe për 18 punonjës të tjerë të Hipotekës, Aluizni-t dhe ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm. Gjithashtu ka ndryshuar masa e sigurisë, nga arrest me burg në “detyrim paraqitje” për juristin Ronaldo Pasterma dhe Albert Dodën
Tre javë më parë, Gjykata vendosi “arrest me burg” për Ardian Iljazajn, Bledar Zerba, Mikel Zahon, Sulejman Ibrahimin, Luigj Bashajn, Albert Dodën, Renaldo Pastërma, Delis Kapxhiu, Gjon Proja.
Nga qelitë janë lënë të lirë: Adrian Kona, Enver Shima, Rovin Zeqja, Latif Mullahi, Lekë Ndoj, të cilët janë vendosur në arrest shtëpie, Malvina Deçka dhe Elvia Nova, Gjergj Bushaj, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.