Ish-komandanti I UÇK-së, Sami Lushtaku, është liruar sot nga burgu.
Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës dhe kështu i është hequr edhe masa e paraburgimit.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koci.
Përveç tyre janë liruar dhe bashkëluftëtarët e tij ish-komandanti Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi.
Sami Lushtaku ishte shpallur fajtor për vrasje dhe ishte dënuar me 12 vjet burgim.
Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat.
Në lidhje me vrasjen për të cilën akuzohej Lushtaku, akuza nuk kishte treguar se kush ishte viktima, kjo e bëntë absurd dënimin e tij.
Ai bënte pjesë në të ashtuquajturin “Grupi i Drenicës” dhe akuzoheshin për krime lufte.
Këta ish-pjesëtar të UÇK-së përballen me drejtësinë në rastet e njohura si “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.
Të dyshuarit e “Grupit të Drenicës” akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile që supozohet se kanë ndodhur në burgun e Likovcit gjatë verës 1998. Po ashtu, dyshohen edhe për vepra të torturës dhe vrasjes së civilëve. (B.H/Shuplaka)