Gjykata për Krimet e Rënda liroi dje nga paraburgimi Elda Tanushin, 19-vjeçaren e cila tentoi të helmonte vjehrrën e saj. Gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për 19-vjeçaren deri në përfundim të hetimit të nisur ndaj saj.
Tanushi akuzohet për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Kjo ngjarje ndodhi në Likesh të Shijakut, ku ajo kishte shkuar si nuse 6 muaj më parë.
“Kam hedhur ilaç mizash në një gotë kosi. Unë nuk kisha për qëllim të vrisja vjehrrën. Vjehrri më ngacmonte seksualisht, se burri im ishte në Greqi”, është shprehur ajo para trupës gjykuese. (J.V/Shuplaka)