Altin Qato nuk do të jetë më drejtori i policisë së qarkut Elbasan. Levizja e Z.Qato tashmë është zyrtare. Madje ai vetë e ka konfirmuar këtë levizje për Fax News. Ndërkohe në krye të policisë së Elbasanit mësohet se do të vijë Arjan Muca, te cilit do ti besohet një qark aspak i lehtë.
Ngjarjet e rënda kanë vijuar ta shoqërojnë qytetin në qendër të shqipërisë, ku vrasja e fundit ishte ajo e avokatit Ravik Gurra, për të cilin ende nuk ka asnjë autor. Në fakt më herët përflitej lëvizja e Z. Qato nga kryesimi i policisë së Elbasnit. Burimet thonë se ai do të rikthehet në Akademinë e Sigurisë.